Dele Alli, ylli i radhës i super skuadrës së Raiolas

Ndërsa klubet takohen, diskutojnë, zihen, bien dakord dhe bëjnë operacione në këto javë të merkatos së futbollit edhe menaxherët realizojnë goditjet e tyre. Një nga më të fuqishmi në botë, Mino Raiola, duket se është afër marrjes së një tjetër super lojtari. Bëhet fjalë për yllin e Premier League dhe Tottemham, Dele Alli.
Lojtari kërkohet nga të gjithë klubet e mëdha të Europës dhe duket se është shumë afër të bëhet pjesë e “skuadrës” së Mino Raiola-s, ku bëjnë pjesë kampionë, si Pogba, Lukaku, Donnarumma, Verratti dhe Matuidi.
Lajmi është bërë i ditur nga “Independent”, që ka shkruar se marrëveshja është pothuajse e arritur. Ajo që është e sigurt është fundi i marrëdhënies së punës mes Dele Alli dhe menaxherit të tij anglez Rob Segal, i cili, gjithmonë sipas tabloideve, nuk ka më besimin e lojtarit.