Chelsea hyn në garë për mesfushorin e Nice

Nice's Ivorian midfielder Jean Michael Seri celebrates after scoring a goal during the French L1 Football match between OGC Nice and AS Nancy Lorraine at the Allianz Riviera Stadium, in Nice, on April 15, 2017. / AFP PHOTO / Yann COATSALIOU (Photo credit should read YANN COATSALIOU/AFP/Getty Images)

Chelsea ka nisur garën me Manchester City dhe Paris Saint-Germain për të marrë Jean-Michael Seri. Trajneri i “bluve”, Antonio Conte, kërkon një tjetër mesfushor nga merkato, edhe pse mori Ross Barkley nga Everton. Conte ka mbetur i zhgënjyer nga Tiemoue Bakayoko, i cili nuk është përshtatur me ekipin, që kur u ble nga Monaco, pesë muaj më parë. Ai ka udhëzuar drejtuesit të tentojnë blerjen e Seri nga Nice, përpara se të mbyllet merkatoja e dimrit.
Për Seri është interesuar edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, që ka nevojë për dikë që të zëvendësojë Yaya Toure, i cili do të largohet nga “Etihad Stadium” në verën e ardhshme. Kohë më parë, për talentin e Nice kanë bërë një sondazh edhe “pasanikët” e Paris SG. 26-vjeçari ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur në Premier League. Ai ka edhe tri vite kontratë me Nice, teksa klauzola për prishjen e saj është 40 milionë euro.