Ballina Kryesore Tirana në vendet më të shtrenjta për turistët në rajon

Tirana në vendet më të shtrenjta për turistët në rajon

Në nisje të një viti të ri, një ndër pyetjet më të shumta që iu vjen njerëzve në mend është: sa do të fitoj dhe sa do të harxhoj këtë vit? Sa u përket harxhimeve, dihet që pjesa më e madhe e tyre shkon për pagesat fikse si shtëpi (qira, kredi); fatura (drita, ujë, internet etj.), si dhe ushqime, veshje, transport, shërbime të nevojshme, etj.

Por, nga ana tjetër, një informacion që duhet të merret në konsideratë, në rastin e një turisti apo të huaji që jeton diku tjetër, është se sa është kostoja e jetesës në vende të ndryshme të botës?

Traveltables.com ka përpiluar një hartë që tregon se sa do të jetë kostoja e jetesës në vitin 2018 për vendet kudo në botë. Jeni kureshtarë për Shqipërinë…? Kostoja e jetesës për një vend, është e përllogaritur sipas çmimeve mesatare botërore. Pra, sa do t’i kushtonte një të huaji në Shqipëri?

Të dhënat që ka marrë në konsideratë kjo platformë ishin çmimet e ushqimit, restoranteve, transportit, shërbimeve, veshjeve dhe apartamenteve; si dhe paga mesatare.

Sipas të dhënave, Shqipëria kategorizohet në grupin e dytë të kostove të jetesës, e krahasuar botërisht, sipas së cilës, kostoja e jetesës arrin 61% të kostos mesatare botërore. (grupi ngjyrë e gjelbër, 58-65). Ndërsa, për shtetet rajonale, të dhënat tregojnë se Maqedonia ka koston e jetesës 55% e kostos mesatare botërore; Mali i Zi 73%, ndërsa Serbia dhe Bosnja 62%.

Ndërsa sipas një studimi të mëparshëm, të Institutit Mercer, në vitin 2016, Shqipëria rezultonte me kostot më të larta të jetesës për një të huaj në rajon. Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës 2016, Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, por sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon.

Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj, në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.

Exit mobile version