Shkëlqen SuperMario

Nice's Italian forward Mario Balotelli (C) celebrates his team's victory at the end of the French L1 football match OGC Nice (OGCN) vs Olympique de Marseille (OM) on September 11, 2016 at the "Allianz Riviera" stadium in Nice, southeastern France.VALERY HACHE/AFP/Getty Images

Sa herë Mario Balotelli na ka bërë të mendojmë se tashmë është pjekur? Shumë, tepër herë. Nga Inter te Manchester City, duke kaluar nga dy aventurat me Milan dhe dështimi te Liverpool: kudo që ka shkuar, në fund, nuk ka bindur. Por tani duket se diçka ka ndryshuar me të vërtetë. Në Nice ka gjetur dimensionin e tij të vërtetë dhe atë qetësi që nuk e ka pasur kurrë në karrierë.
Janë shifrat ato që tregojnë transformimin e “SuperMario”. Me dy golëshin e realizuar kundër Monaco ka arritur në kuotën e 35 golave në 51 ndeshje me fanellën e Nice. Një rekord i ri për të, që kurrë nuk ka shënuar kaq shumë në klubet e tjerë. Te Milan ka arritur në 33 realizime në 77 ndeshje, te Manchester City në 30 në 80, tek Inter në 28 në 86 dhe te Liverpool në katër në 28. Më mirë se te Milan, me pak fjalë, por edhe më mirë se Neymar. Në këtë edicion të Ligue 1, në fakt, Balotelli është në kuotën e 12 golave, ndërsa zotëria 222 milionë euro është ndalur në 11.
Nga tani e deri në qershor Mario nuk mund të ndalet, duhet të tregojë se, këtë herë, nuk bëhet fjalë për një tjetër flakë kashte, duhet të sigurojë një vend në kombëtare dhe një skuadër tjetër të madhe në nivel klubesh. Kontrata që ka me Nice do të skadojë në fund të sezonit dhe presidenti Jean-Pierre Rivère ka thënë qartë se pa një kualifikim në Europë klubi nuk ka burimet e duhura financiare për t’i paguar rrogën numrit 9. Nga Italia në Angli, skuadrat e interesuara nuk mungojnë.
Për sa i takon kthimit të tij tek Italia, gjithçka do të varet nga trajneri i ri i “axurrëve”. Nëse ai do të jetë Roberto Mançini, kandidati favorit për momentin, dera do të jetë e hapur për sulmuesin. “Nuk e kam ndjekur shumë, por kam parë se ka shënuar shumë”, ka deklaruar disa ditë më parë trajneri i Zenit-it. “I dua të mirën, shpresoj që të fitojë shumë. Është vetëm 27 vjeç, duhet të kthehet në kombëtare. Një si ai mund t’i fitojë i vetëm ndeshje të caktuara”. Fjalë të rëndësishme nga ai që ka qenë babai i tij në botën e futbollit. Tani topi kalon te këmbët e Balotelli-t, nëse do të vazhdojë të jetë ai që është parë deri tani në Nice, e ardhmja është në duart e tij.
Inter është klubi i vetëm i Serisë A në Top20 klubet evropiane për sa i përket shikueshmërisë sezonin e kaluar. Zikaltrit e kanë mbyllur në vend të shtatë sezonin e kaluar, por prapëseprapë ka pasur një shikueshmëri mesatare 46,622 tifozësh në Giuseppe Meazza.
Në total 885,818 tifozë kanë qenë të pranishëm në “San Siro” sezonin e kaluar, duke i vendosur në vend të 15-të në renditjen e shikueshmërisë të UEFA-s, i vetmi klub italian që është pjesë e Top 20-ës.
Renditja është publikuar ditën e sotme në raportin e fundit të trupit qeverisës të futbollit evropian. Barcelona është në vend të parë me 1,482,646 tifozë që kanë qenë të pranishëm në “Camp Nou” sezonin e kaluar, dhe ndiqej nga Manchester United, Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
Dy klube skoceze kanë shikueshmëri më të lartë se çdo ekip italian, me Celtic që kanë një shikueshmëri 54,726 dhe Rangers 49,156. Mesatarja e Milan sezonin e kaluar ka qenë 40,294 ndërsa Juventus 39,489. Juventus zakonisht i shet të gjitha biletat e stadiumit, por “Allianz” fatkeqësisht është sa gjysma e “San Siro”-s.