Krimet e Rënda nisin gjyqin për Domart Konjarin për trafik droge

Gjykata për Krimet e Rënda nisi shqyrtimin gjyqësor ndaj Domart Konjarit. Ai akuzohet për një sërë veprash penale të kryera në Francë, mes të cilave “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.
Në seancën e të mërkurës, Gjykata i konsideroi të ezauruara procedurat ligjore për njoftimin e të pandehurit, i cili i fshihet drejtësisë nga marsi 2016-s. Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit për të transferuar në Francë procedimin penal ndaj tij. Në këtë mënyrë, i akuzuari do të gjykohet në mungesë tek Krimet e Rënda.
Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet franceze. Ai u lirua nga qelia pesë muaj më vonë nga Apeli i Krimeve, i cili zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për parqitjeje”.