Konsiderohemi si miq të amerikanëve

Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë, Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, shqipëria liston në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësor” dhe miq. Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5 % e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11 % si jomiqësor, 32 % kanë mendimin se shqiptarët janë miqësor, rreth 3 % i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurtë, përbën shumicën. 48 % e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi të kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa i përkët gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për to përqindja e përsonave jo të sigurt është e lartë. Bosnja e Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të të anketuarve, 60 %.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Korea e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.