Grabitet një banesë në qytetin e Sarandës

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar, pasi akuzohen se janë autorë të grabitjes së një banese në lagjen nr. 4 të Sarandës. Sipas Policisë, grabitja ndodhi mbrëmjen e 16 janarit ku kanë hyrë në banesën e shtetasit N.Sh dhe kanë marrë dy televizorë plazma. Dy të arrestuarit janë Armir Çarçani, 22 vjeç dhe Llambri Prifti, 20 vjeç të dy banues në Sarandë. Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Wolswagen” të shtetasit Armir Çarçani, ku kanë gjeur një pistoletë sportive/manovër, thikë, shkopa gome e sende të tjera, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për të kryer vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.
Policia e Sarandës informon se po vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që kanë kryer këta shtetas. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Sarandës.