Ballina Sport Sulmuesi i Arsenal shkon te Everton

Sulmuesi i Arsenal shkon te Everton

Everton është vetëm një hap larg blerjes së Theo Walcott nga Arsenal për 20 milionë paund, pasi palët kanë rënë dakord mbi gjithçka dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi me firmën e lojtarit 28-vjeçar, që prej 12 vitesh luan me “Topçinjtë”, që kur u ble nga Southampton. Edhe Southampton ishte mes klubeve të interesuara për lojtarin, por ai do të shkojë te Everton, i bindur nga projekti i trajnerit Sam Allardyce. Sulmuesi anglez ka shënuar 108 gola në 397 ndeshje për Arsenal, por ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Arsene Wenger.
Me Walcott që do të largohet dhe Alexis Sanchez shumë pranë Manchester United, Arsenal është i detyruar të marrë një përforcim në merkato. Sipas shtypit anglez, sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang është pranë transferimit në Londër, ndërsa mbetet edhe alternativa Malcom nga Bordeaux. Arsenal po ndjek edhe mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, që mund të jetë pjesë e bisedimeve gjatë transferimit të Sanchez te United. Gjithsesi, nuk ka shumë mundësi që të tre lojtarët e lartpërmendur të shkojnë në “Emirates Stadium”.

Exit mobile version