Real Madridi, gati të “trokasë” për Icardin

Mungesa e golit në repartin sulmues dhe sidomos nga Karim Benzema, i cili ka vetëm pesë gola në 20 ndeshje, është arsyeja që “Corriere dello Sport” risjell në skenë lajmin se Real Madridi i ka sytë nga Mauro Icardi. Gjëja më tërheqëse e sulmuesit të Interit do të ishte çmimi i tij, 110 milionë euro, që është çmimi me të cilin klauzola e tij përfunduese bie më 1 korrik.
Kjo shifër, duke parë lëvizjet e fundit të mëdha të merkatos, do të ishte e ulët, pasi nënshkrimi i Neymar ka shkaktuar rritjen e nënshkrimeve në futboll. Në Itali, gjithashtu, theksojnë se një Kupë Bote e mirë nga Icardi mund ta rrisë vlerën e tij edhe më lart se shuma e klauzolës, duke e bërë nënshkrimin e sulmuesit 24-vjeçar në një biznes të mirë për zikaltrit.