Këngëtari shqiptar kapet me drogë para koncertit në Itali

x-default

Këngëtari shqiptar, Engjëll Krifa i njohur me pseudonimin Krijel Flexy është arrestuar nga policia në Itali. Ndalimi i tij është bërë në Assissi pas një urdhri të firmosur nga zëvendëskuestorja Francesca Domenica Di Luca. Këngëtari shqiptar 21-vjeçar u ndalua nga policia në banesën e tij në Rivotorto di Assisi. Policët e bllokuan teksa po hipte në makinë, një Mini në pronësi të nënës së tij. Nga sa është mësuar, reperi kishte me vete katër gramë marijuanë, plus 42 të tjera dhe 36 gramë hashash.
Ai ka qenë gjykuar më parë dhe dënuar me 5 muaj e 20 ditë me kusht. Krifa pranoi para gjykatësit se është zotërues i lëndëve narkotike, duke pranuar edhe se kishte blerë shumë drogë.