Bylykbashi: Rama kërkon të përdor drejtësinë si armë me parashutë

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një apel Kryeministrit Edi Rama që të mos përdorë Reformën në Drejtësi si ato armët që hidhen me parashutë. Bylykbashi ka bërë një paralelizëm mes mënyrës sesi Rama kërkon të përdorë Reformën në Drejtësi me armët që hidheshin para 1944 me parashutë me shpresën se komunistët do të sillnin demokracinë.
Në këtë kuadër, Bylykbashi shkruan se një kryeministër i korruptuar dhe kriminalizuar, por që ulëret se do të bëjë reformë në drejtësi, do të bëjë me këto “armë” veçse atë që di të bëjë më mirë. “Më 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qëllim pikërisht që të pengonin kapjen e drejtësisë nga pasardhësit e komunistëve e të përdorej si armë ndaj kundërshtarëve politikë, por të shërbejë për të vënë në vend drejtësinë: ministrat e korruptuar, të lidhur me krimin, kriminelët trafikantë të shkojnë në burg, prona tek i zoti dhe drejtësi e thjeshtë dhe e shpejtë”, shkruan Bylykbashi.‎
“Reforma në Drejtësi nuk është armë që hidhet me parashutë!‎ Në Luftën e Dytë Botërore, në vitet 1943-1944, aleatët perëndimore hodhën sasi të mëdha armësh e municionesh‎ për partizanët komunistë, sepse premtonin më shumë se të tjerët që të luftonin nazistët. Me ato armë, partizanët komunistë u fuqizuan, fituan luftën civile ndaj nacionalistëve, i vranë dhe i përzunë ata dhe më 28 nëntor 1944 me ato armë të aleatëve morën pushtetin. 70 vjet para 22 korrikut 2016, nën vështrimin e përfaqësuesve aleatë, çimentuan pushtetin e tyre me Kushtetutën e 1946 me vota të dhunuara nën presion.
Më 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qëllim pikërisht që të pengonin kapjen e drejtësisë nga pasardhësit e komunistëve e të përdorej si armë ndaj kundërshtarëve politikë, por të shërbejë për të vënë në vend drejtësinë: ministrat e korruptuar, të lidhur me krimin, kriminelet trafikantë të shkojnë në burg, prona tek i zoti dhe drejtësi e thjeshtë dhe e shpejtë.‎
Reformën në Drejtësi Edi Rama nuk mund ta konsiderojë si armët që parashutoheshin në 1944 me shpresën se komunistët do sillnin demokracinë. ‎Një kryeministër i korruptuar dhe kriminaizuar, por që ulëret se do të bëjë Reformë në Drejtësi, do të bëjë me këto “armë” veçse atë që di të bëjë më mirë. Në fakt, siç i thonë në anglisht, ai është “the big ëhite shark” që aleatët presin të bjerë në rrjetë. Në shqip i themi “nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë”.