Basha dënon vrasjen e Ivanoviç

Kreu i PD, Basha ka dënuar dje vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç duke e cilësuar atë si një akt kriminal që meriton hetim dhe ndëshkim nga autoritetet përkatëse. “Vrasja e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë. Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë. Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve”, shprehet Basha.