PD, dokumenta në Prokurori: Tahiri me dy emra, kontakte me Habilajt pas seancës për imunitetin në Parlament

Partia Demokratike ka dorëzuar sot fakte të reja shtesë, që provojnë se Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka pasur kontakte të ngushta me bandën e habilajve.

Deputeti Enkelejd Aliabej, i cili e dorëzoi dokumentin e siguruar nga drejtësia italiane, ka treguar para mediave se aty dëshmohet bashkëpunimi në vazhdimësi i Tahirit me njerin nga Habilajt, anëtar kryesor i bandës.

Alibeja tha se, “Tahiri ka gënjyer që s’ka pasur punë fare me Habilajt, sepse ky është dokumenti që ka treguar se kanë pasur lidhje. Takimet e Tahirit me Habilajt kanë vazhduar përtej asaj periudhe që është diskutuar në Këshillin e Mandateve. Dokumentet tregojnë se ka gënjyer.

E dyta tregojnë angazhimin maksimal të Ramës për të penguar hetimin. Unë jam këtu për të inkurajuar hetimin që Prokuroria ta verifikojë dhe t’i shohë të dhënat me përparësi.”

“U paraqita sot për të depozituar disa dokumente për hetimin e Tahirit. Sot kam depozituar një dokument i cili fakton bashkëpunimin mes Tahiri me njërin nga anëtarët e saj, Artan Habilaj. Ky dokument tregon dy emra të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. Dokument mban datën prill 2015 dhe tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre.  Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit. Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve, jo vetëm kap, por dhe të dhënat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri i ka pasur komunikime me Artan Habilaj. Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht”, tha Alibeaj.