Gaz Demi kërcënoi gazetaren për drogën e Olsi Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha e ka mbajtur fjalen e tij te pare ne seancen e pare parlamentare te ketij viti ne mbrojtje te gazetareve dhe mediave qe Rama i quan kazan.
“Vetëm parlament nuk është, denoncoj para cdo shqiptari qëndrimin banditesk që turpshëm, skizoid, të kreut të ekzekutivit shqiptar i cili si askush tjetër në faqen e dheut, në planet, kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë mirëmëngjes kazan.
Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim kolektiv, ndaj një grupi vajzash e djemsh që informojnë publikun, përbën një ndër aktet më të pashembullta të paranojës, të skizës, të kulturës stliniste.
Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën kazan do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se cdo përmbajtje e vecantë e kazanit, se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi ta cdo përmbajtje që ka kazani.
Kam kërkuar e kërkoj një rezolutë e cila do të titullohet: Rezoluta e llum-kazanit, duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti për një ofendim të tillë kolektiv që e dëgjon vetrëm në spitalet psiqiatrike nga të sëmurët më të degraduar.
Përvec kësaj një akt të shëmtuar kemi parë ne këtë javë, ku një gazetare pati kurajon dhe denoncoi vëllain e Ramës si eksponent të bandës së Xibrakës cka kam sjellë fakte këtu në mënyrë të përsëritur, i dërgon Gaz Demin për ta kërcënuar një zonjë, një nënë, një vajzë për fjalën e lirë dhe kur ajo me vullnet i hodhi poshtë, i dërgon Gëllcin ti presë rrogën. Situata e mediave është katastrofale e kërkoj të vihet në rend dite edhe rezoluta e llum kazanit për të vendosur nderin në vend të mediave shqiptare.