Ballina Politikë Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi. Rama Ik!

Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi. Rama Ik!

“Ky është vetëm fillimi. Ai nuk ka parë gjë akoma. Kryeprokurori s’mund të zgjidhet për të mbrojtur krimin. Rama ik. Ju bëj thirrje të gjithë grave e nënave të çohen e të mbrojnë fëmijët e tyre. Të mbrosh Kushtetutën do të thotë të mbrosh fëmijët. Sot Edi Rama dërgoi një prokuror për të garantuar veten dhe familjarët e tij që janë përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës, por dhe në krime të tmerrshme kundër njerëzimit”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse ndaljes së Edi Ramës. “Kjo vjen si rezultat i kësaj klike të kriminalizuar, këtij institucioni kriminal të lidhur me trafikun e drogës. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe e vetme zgjidhje është të mos e lejojmë atë që Edi Rama po i bën rinisë shqiptare. Edi Rama nuk ka ndjerë ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij, kështu që jam e bindur se edhe për fëmijët e shqiptarëve nuk ka për të ndjerë ndonjëherë përgjegjësi. Është e kotë të flasësh me logjikë me të, sepse po të kishte logjikë nuk do të shkelte Kushtetutën në këtë mënyrë. Skenar nuk ka, sepse po të kishte skenar të përgatitur, do të thotë se Edi Rama zbaton Kushtetutën. Po Edi Rama vazhdon të shkelë Kushtetutën. Nuk ka skenar. Skenari i vetëm është që Edi Rama të lejojë shqiptarët të jetojnë të qetë. Meqenëse do të ikë dhe të pijë kafe në mënyrë informale me Mogherinin, më mirë le të ikë dhe të mos kthehet më. Është më e mira për të”, tha ajo.

Exit mobile version