E turpshme, Rama kërkoi nga NATO pampersa

Ish-Kryeministri ka bërë prezent një tjetër dokument që ka mbërritur në Aleancën e Atlantikut, ku Rama kërkon nga NATO ndihma ushqimore për përmbytjen. Kjo ka sjellë një debat në sallë, pasi Rama e ka mohuar. Berisha i është kundërpërgjigjur, duke treguar edhe dokumentin para deputetëve.
“Së pari, njeriu që në çdo fjalë një gënjeshtër nxjerr, doli këtu dhe tha se nuk i kemi kërkuar ndihmë NATO-s. Këtu kam dokumentin dërguar NATO-s, në të cilën qëndrës së emergjencës i kërkohen ndihma të ndryshme nga pompat, tek çadrat, deri te pampersat e fëmijëve. Pasi nxora dokumentin tha se e kishte fjalën për ushqimin. Edvin, a mund të më thuash pak çfarë janë këto që do lexoj: ushqime të konservuara, fruta të thata, ushqim për bebet, qumësht për bebet, pampers për bebet dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Po ky (Rama) as nuk skuqet, as nuk zbehet, as nuk zverdhet. Ka vetëm një parim; të nxjerrë në çdo fjalë një gënjeshtër, tha Berisha në Parlament.