Marrëveshja e parë midis Britanisë së Madhe dhe BE

Pa asnjë dyshim, rënia në parim dakord në çështjen e zgjidhjes së martesës Mbretëri e Bashkuar/Bashkim Evropian është një lajm i mirë. Së fundi e mori veten, tregjet janë vënë në lëvizje, ekonomia reagon e lehtësuar për “dhuratën” e vonuar “të Shën Kollit”. Pa dyshim, rënia në parim dakord në çështjen e zgjidhjes së martesës Mbretëri e Bashkuar/Bashkim Evropian është një lajm i mirë. Po të bashkohen edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të BE me 27 anëtarë me vendimin e Komisionit, se janë arritur përparime të mjaftueshme, mund të nisë së shpejti faza e dytë e bisedimeve të shkëputjes.
Në fazën e dytë do të diskutohej për raportin e ardhshëm midis Britanisë dhe BE. Këtë fazë qeveria britanike e ka veçanërisht për zemër. Ndoshta ajo është edhe shkaku se pse lëvizi ajo në negociata, pavarësisht që shumë prej përfytyrimeve të saj të mëparshme nuk qenë serioze, por fantazi, të cilat flisnin për mosnjohje.
Ç’pamje kanë përparimet në tri temat kyçe? Të drejtat e nënshtetasve evropianë në Britaninë e Madhe dhe ato të britanikëve në kontinent mbrohen; Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund të ushtrojë për shumë vite funksion mbikëqyrës. Londra pranon, se duhet t’i plotësojë detyrimet e saj financiare; ato do të përbëjnë një shumë të mesme dyshifrore miliardash. Edhe për këtë pasojë të Brexitit i patën lënë në terr zgjedhësit, propaganduesit e Brexitit në 2016-ën.
Pika e tretë prek “Çështjen irlandeze” të minuar. Palët do t’i përmbahen pa ekuivoke marrëveshjes së të premtes së madhe të 1998-ës, që zbuti konfliktin e vjetër nacional-konfesional midis protestantëve dhe katolikëve; një kufi “të fortë” midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës nuk do të ketë. Por meqenëse Irlanda e Veriut nuk do të ketë as në të ardhmen një status të posaçëm në mbretëri, rregullat e tregut të brendshëm mund të vlejnë madje për të gjithë vendin, përtej fazës kalimtare.
Pra kemi një marrëveshje të parë, edhe nëse ka ende gjëra për t’u sqaruar. Kush e di, ndoshta në fund Brexiti mund të jetë më pak “i ashpër” se ç’kishin frikë disa ose se ç’shpresonin të tjerë. Të dyja palët mund të kthehen tani nga e ardhmja, e cila po të ekzistojë vullneti i mirë dhe arsyeja e kthjellët, mund të zhvillohet në llogari të fundit me avantazhe. Por kryeministres May, e dobësuar si ç’është, do t’i duhet të bindë partinë e saj, fraksionin e Brexitit dhe publikun, se është arritur me të vërtetë një “marrëveshje korrekte”. Kjo do të kërkojë shumë punë, punë të vështirë.