Si po përgatitet Putini për zgjedhjet e ardhshme

Anders Aslund

Gjatë dekatave të fundit, teksa Presidenti Vladimir Putin zgjeronte autoritetin e tij, Rusia duket se ka bërë hapa mbrapa në aspektin social dhe ekonomik, por edhe pse Kremlini e di mirë se duhet ta ndryshojë këtë trajektore, reformat qeveritare do të ishin tërësisht të papërputhshme me karakterin kleptokratik të regjimit të Putinit. Në vitin 1984, pak para se Mikhail Gorbachev të zbriste nga pushteti, ekzistonte një ndjenjë në Moskë se Bashkimi Sovjetik ishte ngurtësuar dhe se ndryshimi ishte i pamundur. Por më pas gjithçka ndryshoi vërtetë, duke nxjerrë në pah edhe transformimin që kishte ndodhur nën sipërfaqe. Sot, një ndjesi e ngjashme është përhapur përsëri në Moskë, pasi regjimit i Vladimir Putinit duket i qendrueshëm, madje i palëkundshëm, por nëse e shikon më nga afër, mund të dallosh disa të krisura në armaturë.
Rusia ka bërë hapa mbarapa gjatë dekatave të fundit. Në vitet 1990, Rusia ishte një vend i shkujdesur ku gjithçka ishte virtualisht e lejueshme. Moska kishte 20 gazeta të përditshme, ku mund të lexoje qëndrime që nga më liberalet, tek ato më staliniste. Sot, shoqëria civile ruse është ngurtësuar ndjeshëm dhe nëse sheh televizionet në Moskë, mund të gjesh 20 kanale televizive të kontrolluara nga Kremlini.
Në vitin 1991, Boris Yeltsin, si një prej vendimeve të tij të para si president, e shpërbëri KGB-në në disa agjenci të ndryshme, e përgjysmoi stafin dhe reduktoi buxhetin. Sot, pasaardhësja e KGB-së, Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka marrë në dorë kontrollin e plotë mbi aparatin e sigurisë ruse, përfshirë këtu edhe arrestimin e gjeneralëve të lartë dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Rezultati është që shërbimi i vetëm i sigurisë në vend është bërë më i fortë se në kohën e Stalinit dhe konsiderohet si i pavarur nga Kremlini.
Rusia ka bërë hapa mbrapa edhe në frontin ekonomik. Në vitin 2003, sektori privat prodhonte 70 për qind të GDP-së së vendit. Sot, sektori shtetëror prodhon pjesën më të mëdha, duke i marrë frymëm sipërmarrjeve të mëdha dhe të mesme dhe vetëm pesë banka të mëdha dominojnë tregun financiar.
Për më tepër, politikat e egra të Putinit kanë gjeneruar kontrolle aq të forta kundër liderëve të biznesit gjatë viteve 1990, sa shumica e tyre i kanë shitur asetet që kishin në Rusi dhe janë shpërngulur në Londër dhe Monako. Ky trend u përshpejtua nga mungesa e legjislacionit mbi të drejtën e pronës në Rusi, gjë që e ka lejuar Kremlinin të godasë më të pasurit e Rusisë sipas dëshirës, shpesh duke vënë nën shënjestër ata që zbatonin më shumë ligjin. Nuk është aspak habi që parashikimet për rritjen ekonomike vjetore kanë ngecur në 1.5 – 2 për qind.
Regjimi kërkon ta ndryshojë këtë model. Në maj të vitit 2016, Putini kërkoi nga tre grupe ekspertësh rekomandime për programe të reformave ekonomike: një grup liberal i drejtuar nga ish-ministri i Financave Alexei Kudrin; një grup teknokrat i drejtuar nga ministri i Ekonomisë, Maxim Oreshkin; dhe një grup në statisticion i drejtuar nga miku biznesmen i Putinit, Boris Titov. Secili grup dorëzoi mijëra e mijëra faqe raportesh dhe ekspertizash.
Problemi është që çdo ndryshim që çon drejt zbatimit të rregullit të ligjit do të ishte i papërputhshëm me karakterin kleptokrat të regjimit të Putinit, gjë që e bën të pamundur implementimin e çdo lloj reforme. Mandati i dhënë këtyre tre grupeve duket kështu asgjë më shumë se një terapi për shkencëtarët socialë, një mënyrë për t’i, mbajtur të zënë me punë dhe larg opozitës.
Putini nuk ka ndërmend të lejojë ndryshimin, madje do të kërkojë një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm – një garë që do ta fitojë patjetër, duke pasur parasysh kontrollin që Kremlini ka mbi mediat dhe gjykatat. Por për ta bërë këtë fitore sa më të besueshme, Putini ka nevojë që popullsia e zhgënjyer dhe e frustruar e Rusisë të shkojë të votojë. Thuhet se Sergei Kiriyenko, shefi i stafit të Kremlinit, ka synim të arrijë një pjesëmarrje prej 70 për qind në votime dhe që 70 për qind e tyre të votojnë për Putinin.
Kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur. Në zgjedhjet shtetërore të Dumës në shtator të vitit 2016, vetëm 47,8 për qind të votuesve të regjistruar morën pjesë në votime. Në zgjedhjet e fundit lokale numri i pjesëmarrësve ishte akoma më i ulët, madje në Vladivostok u regjistrua një pjesëmarrje prej vetëm 13 për qind. Nëse votuesit do të marrin pjesë në zgjedhje vitin e ardhshëm, ata duhet të besojnë se ndryshimi është vërtetë i mundshëm, Putinit i duhet një rival i besueshëm, jo i njëjti kandidat i lidhur me Kremlinin si komunisti Gennady Zyuganov, nacionalisti Vladimir Zhirinovsky dhe liberali akoma më falco, Grigory Yavlinsky. Nevojitet një rival real që t’i bashkohet garës. Personaliteti i famshëm, Ksenia Sobchak, e cila e shpalli kandidaturën e saj pas takimit me Putinin, mund të arrijë të injektojë pas jetë në fushatën zgjedhore. Për të siguruar pjesëmarrjen e nevojshme në zgjedhje, ka vetëm një mundësi reale: nevojitet pjesëmarrja e aktivistit anti-korrupsion dhe opozitarit, Alexei Navalny.
Në shtator të vitit 2013, kurt Navalny kandidaoi për kryebashkiak të Moskës, fitoi 27 për qind të votave, por qendra e pavarur e sondazheve Levada, pretendon se pavarësisht mbështetjes së Navalny ka në Moskë, ai nuk do të arrinte dot të fitonte më shumë vota në zgjedhjet presidenciale. Me këtë parashikim në mendje, disa këshilltarë të Kremlinit duan ta lënë Navalnyn të kandidojë, duke e mbajtur atë jashtë mbulimit mediatik. Duket se Kremlini është pjesërisht dakord, duke qenë se e ka lejuar atë të mbajë takime zgjedhore me 10 mijë pjesëmarrës në 100 qytete.
Megjithatë, të tjerë në rrethin e ngushtë të Putinit do të preferonin ta fusnin Navalnyn në burg për të katërtën herë këtë vit, duke qenë se ka vërtetuar në të shkuarën aftësinë e tij për të trazuar autoritetin në Rusi. Gjatë marsit të vitit të kaluar, Navalny prodhoi një dokumentar 50-minutësh në lidhje me korrupsionin, duke zbuluar se kryeministri Dmitri Medvedev kishte përdorur 1,3 miliardë dollarë në rryshfete për të blerë gjashtë pallate dhe dy vreshta. Dokumentari i ndjekur në YouTube nga 25 milionë njerëz arriti me të vërtetë të shkatërronte karrierën e Medvedevit.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI