Ballina Sport Sergio Ramos vlerëson fitoren, por bën edhe një vetëkritikë

Sergio Ramos vlerëson fitoren, por bën edhe një vetëkritikë

Sergio Ramos analizoi fitoren e Real Madridit kundër Borussia Dortmund. Në fund të ndeshjes, duke folur për mikrofonët e “BeIN Sports”, kapiteni i Real Madridit vlerësoi fitoren, por gjithashtu bëri vetëkritikë. “Ishte një ndeshje shumë intensive, sidomos në gjysmën e parë të orës, në të cilën shkuam shumë mirë. Më pas e kemi ulur nivelin dhe kemi përfituar nga ato pak shanse që kundërshtari kishte”, shpjegoi Ramos. “Në fund, duke këmbëngulur, ia dolëm të marrim një fitore, që duhet të na ndihmojë të përmirësohemi”.
Natyrisht, ai, gjithashtu, bëri një vetëkritikë: “Në futboll, gjithmonë duhet t’i përmirësoni gjërat, duhet të vazhdoni të përmirësoheni, të rikuperoni besimin tuaj dhe të gjeni lojën më të mirë. Ndonjëherë e bëjmë mirë këtë, nganjëherë jo si duhet, por duhet të arrijmë sa më parë rregullsinë që duam”. Sergio Ramos nuk ka asnjë preferencë për kundërshtarin e 1/8 finale të Champions-it: “Aspak, nuk kam ndonjë preferencë. Gjithmonë e kam thënë se për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të mundni ekipet më të mira”.

Exit mobile version