Situatë katastrofike, qindra makina vijojnë të jenë të bllokuara në autostradën Tiranë-Durrës

Pasojat në autostradën Tiranë-Durrës janë katastrofike nga përmbytjet. Qindra automjete vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa uji arriti mbi 1 metër. Në urën e Limuthit, pranë City Park situata paraqitet e vështirë.

Janë rreth 70-80 automjete vijojnë të jenë të bllokuara prej mbrëmjes së djeshme. Janë pronarët e mjeteve që kërkojnë ndihmë për të larguar mjetet e tyre pasi gjatë natës shumica e tyre kanë qëndruar në mjete për t’i ruajtur. Një pjesë tjetër kanë mundur ta largohen. Edhe në banesat përreth ka pasur përmbytje.