Roma-Manolas, gjejnë akordin për zgjatjen e kontratës

E ardhmja e mbrojtësit grek Kostas Manolas, do të vijojë të jetë në kryeqytetin italian. Mediat italiane raportojnë se mes tij dhe klubit të Romës është gjetur akordi për zgjatjen e kontratës, që skadon në vitin 2019. Kontrata e re pritet të zgjatet me 3 vite, pra deri më 2022-shin dhe Manolas pritet të përfitojë edhe një rritje rroge, deri në shifrën e 3 milionë eurove në sezon.
Manolas ishte shumë pranë largimit në merkaton verore, drejt rusëve të Zenitit, por në fund tratativa dështoi dhe verdhekuqtë vendosën ta mbajnë, duke larguar mbrojtësin Rudiger te Chelsea.