Messi ndalon Mauro Icardin

Në Spanjë, zërat mbi një transferim të mundshëm të Mauro Icardi tashmë janë çmendur fare. Kësaj here bëhet fjalë njëherësh për Real Madrid dhe Lionel Messi. Ky i fundit, sipas raportimeve të “Don Balon” ka vendosur të fusë shkopinjtë në rrota me qëllim që të evitojë realizimin e një transferimi të mundshëm të argjentinasit të Inter, te ekipi Los Blancos. Ngjason si një prej atyre zërave që më pas protagonistët i përgënjeshtrojnë, por jo kësaj here, pasi media spanjolle zbulon se ylli argjentinas i Barcelonës ka telefonuar Icardin por nuk duhet ta shohë përkrah Cristiano Ronaldo.
“Messi e di që shoku i tij i kombëtares do të përforconte Realin dhe nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Ja pse e ka telefonuar, duke tentuar që të ndërhyjë në tratativat potenciale. Nuk dëshiron ta shohë Icardin të veshur me fanellën e bardhë, e konsideron bashkëkombasin e tij si njërin prej më të mirëve në botë në rolin e tij dhe e di në mënyrë perfekte se do të ishte një përforcim luksi për Zidane. Komunikimi mes dy argjentinasve është përgjithësisht i rrjedhshëm, kështu Leo ka qartësuar se nuk dëshiron ta shohë te Real. Icardi nuk mund të premtojë asgjë, sepse e dinë që në futboll gjërat ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin. E sigurtë është që do të ishte i lumtur, nëse Messi e merr me vete te Barça”, citon ‘Don Balon’.