Kina, një fuqi arktike në Azinë Lindore

Një projekt për një Rrugë të re Mëndafshi tokësore, detare dhe një tjetër, ndoshta, nëpërmjet Arktikut: Pekini ka aspirata të mëdha. Me Xi Jinping në drejtimin e vendit, planet e mëdha që aparati i partisë kishte konceptuar për ta bërë Kinën akoma edhe më të madhe, gjetën zë dhe konsensus nga ana e shumicës së popullit kinez, dalë diskutimit politik të suksesshëm të liderit aktual. Presidenca e Xi është ajo e “Ëndrrës Kineze” (Chinese Dream), e jo-së ndaj Shteteve të Bashkuara, e projektit One Belt One Road dhe e Kinës së Fuqi e Madhe Polare. E megjithatë, administrata aktuale nuk po imagjinon asgjë të re krahasuar me të kaluarën. Gjithçka futet në narrativën politike të partisë që ndër vite po zbulon gradualisht një grand strategy, për ta bërë Kinën nga vend lider të rendit botëror. Interesi i Kinës për Arktikun filloi në mesin e 2012, me Hu Jintao akoma në drejtimin e partisë. Po atë vit, qe fillimisht Wen Jiabao që shkoi në vizitë diplomatike në Islandë e në Suedi, të cilën e pasoi pak muaj më pas, në qershor, ajo e Hu në Danimarkë. Ishte hera e parë që një anëtar i Byrosë Politike të PKK-së dhe deri një President kinez të takohej me qeveritë e shteteve të mësipërme, pavarësisht se me Danimarkën, Kina kishte raporte diplomatike prej më shumë se 60 vjetësh. Qysh nga ai moment, nga Pekini kërkuan lidhje më të ngushta me shtetet arktike, duke i konsideruar këta si aktorë të domosdoshëm për zhvillimin e politikave arktike. Një sinjal që Kina nëpërmjet diplomacisë dëshironte që të merrte pjesën e zhvillimet dhe në strategjitë e reja të qeverisjes së rajonit arktik, nga i cili nuk donte që të mbetej e përjashtuar. Kina filloi kështu të quhej një near Arctic state, domethënë një shtet “kuazi arktik”, pasi ndante me shtetet që gjeografikisht gjendeshin në rajon, një seri interesash kombëtare, që nga ai moment do të promovonte dhe të ruante nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përkufizimi një vend i afërt me Arktikun qe një lëvizje e menduar nga Pekini për t’u vetëlegjitimuar në luajtjen e një roli prej aktori të përgjegjshëm (domethënë prej stakeholder-i) nëArktik, duke u mbështetur mbi një ide afërsie gjeografike, pavarësisht se Kina është të paktën 1600 kilometra larg nga rajoni. Ideja e fqinjësisë u zhvillua në këtë kuptim, krahasuar me shtete të tjera joarktike që ndodheshin shumë më larg se Kina, por që qenë kandidatë për të marrë rolin e Vëzhguesit Permanent në Këshillin Arktik, si për shembull Japonia. Veç kësaj, për të justifikuar praninë e saj në Arktik, qeveria kineze bëri presion për ta përhapur idenë e Arktikut si e “mirë e përbashkët” dhe “resurs themelor për njerëzimin”, duke pasur parasysh potencialitetet e jashtëzakonshme që zona posedon për qëllimet e kërkimit shkencor. Përpunimi i një narrative të kësaj natyre jo vetëm që i jepte hapësirë kolosit aziatik për të vepruar në një vend që përveç të gjithëve i përkiste edhe Kinës, por mbi të cilin asnjë fuqi tjetër nuk mund të vendoste hegjemoninë e vet apo t’i monopolizonte shfrytëzimin e resurseve, sidomos të uraniumit, hekurit dhe metaleve të rralla. Shumë janë analistët e gjeopolitikës që kanë komentuar zgjedhjet e politikës së jashtme kineze si një vullnet nga ana e Pekinit për t’u bërë një fuqi polare. Në shtypin perëndimor termi near-Arctic state pati një rezonancë të veçantë, duke çuar një rritje të nivelit të preokupimit të qeverive lidhur me ngjitjen kineze. Përtej spekulimeve që u avancua lidhur me tentativën kineze për të militarizuar Arktikun, e dhëna më e rëndësishme që doli qe se Kina e Xi Jinping perceptohej gjithnjë e më shumë në Perëndim si kërcënim dhe interesi i saj ndaj Arktikut u mendua qysh nga fillimi maksimalisht keq.

Çfarë interesash për Pekinin në Arktik?
Etiketa e “shtetit kuazi arktik” që Kina i vuri vetes qe një lejekalim themelor për sigurimin e statusit të vëzhguesit të përhershëm në Këshillin e Arktikut që siguroi në majin e 2013. Sigurimi i këtij pozicioni i mundësoi Kinës që të ndërveprojë rreth politikave arktike dhe bashkëpunimit rajonal, bashkë me 8 shtetet anëtarë aktuale të Këshillit dhe të tjerët që marrin pjesë si anëtarë vëzhgues të përhershëm. Nëpërmjet kërkesave që Kina bën në Këshill është e mundur që të kuptohen në mënyrë më të qartë interesat kineze për rajonin. Ato që përfaqësojnë një burim tërheqjeje për Kinën janë natyrisht çështjet ekonomike të lidhura me shfrytëzimin e resurseve me të cilat rajoni është i pasur, por edhe mundësinë për të kryer kërkime dhe testime shkencore të rëndësishme, të mundura vetëm në kushtet klimaterike dhe gjeografike që posedon Arktiku. Qëllimi është pikërisht ai që të garantojë në gjirin e Këshillit pjesëmarrjen e Pekinit në dinamikat e zhvillimit të rajonit, sidomos kërkimin që përfaqëson një aset themelor për Kinën. Faktikisht, duke përfituar nga vendimi i Këshillit sipas të cilit shtetet vëzhguese të përhershme, pavarësisht se të privuar nga vota, kanë mundësinë që t’i ofrojnë vlerësime Këshillit, Kina ka parashikuar praninë e Polar Research Institute of China (PRIC) midis grupeve të punës së Këshillit. Kjo i mundëson Kinës, ashtu si shteteve të tjera që marrin pjesë në politikat për Arktikun që të japin vlerësime në gjendje që të influencojnë procesin e vendimmarrjes, domethënë të mbështesin interesat e veta në lëmin e kërkimit shkencor.
Përshtypja më e dukshme është se interesi në rritje i Kinës ndaj Arktikut është i prirur ndaj sigurimit të shfrytëzimit si të resurseve minerare dhe gazifere në Arktik, ashtu edhe i rrugëve të reja që po krijohen. Ashtu edhe prej atyre që mund të hapen për shkak të ndryshimit klimaterik dhe shkrirjes pasuese të akujve arktikë. Duket se nga Pekini po merren në konsideratë serioze parashikimet sipas të cilave, në një të ardhme jo fort të largët, do të asistohet në një zgjerim të hapësirës gjeografike dhe gjeopolitike të globit. Atëhere kur do të hapej një kalim nëpërmjet Arktikut, eksportet detare kineze do të fitonin në kohë dhe në fitime. Do të ishin rreth midis 2000 dhe 3500 miljet detare më pak për t’u përshkuar krahasuar me rrigët e zakonshme që çojnë nga portet detare kineze drejt bregut lindor të Amerikës Veriore. Veç të tjerash do të reduktohej gjatësia e rrugës nga portet në veri të Shanghait për portet e Europës Perëndimore, Detit të Veriut dhe Detit Balltik. Rruga mund të reduktohej potencialisht nga 25 në 55, duke i mundësuar kështu Kinës që pothuajse të dyfishonte ngarkesat e mallrave për t’u eksportuar drejt Europës. Për më tepër, ato që do të përfitonin do të ishin edhe aktivitetet portuale në veri të Kinës, duke e rritur vëllimin e mallrave të transportuara. Vlerësohet se rruga e re nëpërmjet Arktikut do të mundësonte një ulje të kostove që Kina përballon për të mbështetur tregtinë e saj ndërkombëtare, e vlerësuar midis 50 dhe 120 miliardë dollarëve në vit.
Duke ju përmbajtur të dhënave, interesi i Kinës për një kalim tregtar ka kështu arsye që të ekzistojë. Duke i vënë në raport shpresat kineze ndaj Arktikut me ato të planit OBOR të dëshiruar nga administrata Xi, mund të arrihet në konkluzionin se Pekini po kërkon të ndërtojë një lloj Rrugë Mëndafshi Arktike, që do t’i japë rrugë dhe mundësi të reja tregtisë kineze me pjesën tjetër të botës. Sigurisht, një bast i fortë ky i Pekinit, pasi është e vështirë të vlerësohet se cilët do të jenë efektet reale të ndryshimit klimaterik që do t’i nënshtrohet planeti jonë. Sipas disa studiuesve, si puna e Christian Haas, mund edhe të ndodhë që akujt mund ta pengojnë në vend që ta lehtësojnë Kalimin Veri – Perëndim. Megjithatë, Kina nuk është e gatshme ta humbasë këtë mundësi, pavarësisht se vazhdon të ruajë një politikë të profilit të ulët lidhur me Arktikun, anipse disa deklarata të Xi e kanë bërë më të hapur interesin për zonën. Megjithatë, nga Pekini mungon akoma një strategji e përcaktuar dhe deri këto kohë është preferuar që të qëndrohet i ankoruar pas përkufizimit të dhënë në 2009 nga një funksionar i vjetër i Ministrisë së Jashtme kineze që deklaroi se Kina nuk kishte asnjë plan lidhur me Arktikun. Qëndrimi i një funksionari të tillë, si ai i politikanëve kineze të gjeneratës së dytë, ripropozonte qasjen teniste, sipas të cilës ishte më mirë “të fshihej forca dhe të pritej momenti i përshtatshëm”, që i detyrohej faktit se Teni kishte trashëguar një Kinë akoma të dobët, ngjitja e së cilës nuk duhej të ngjallte dyshime tek fuqitë e tjera.
Por Kina e sotme, kolos i ekonomisë botërore, nuk mund dhe nuk do ta fshehë forcën e saj, pavarësisht se nuk ka prodhuar akoma një dokument zyrtar, policy apo white paper, që të ilustrojë politikën e saj në Arktik. Megjithatë, mospasja e një strategjie e zeza në të bardhë nuk do të thotë se është munguese në axhendën e politikës së jashtme kineze. Duke qenë një zonë interesi nga ana e fuqive të tjera të mëdha, si puna e Rusisë, Arktiku është në fakt një gur i rëndësishëm për politikat ndërkombëtare dhe, për pasojë, për vetë Kinën, duke qenë kjo një fuqi konkurruese dhe pjesëmarrëse në lidershipin botëror. Prania e saj në rajon përfaqëson një mjet nëpërmjet të cilit mbron rolin e saj politiko – diplomatik, me qëllim që të mbështesë e të bëjë më aktiv rolin e saj si fuqi e madhe.
Se cila është praktikisht “strategjia” që Kina po ndjek, kjo mund të deduktohet nga deklaratat dhe zgjedhjet e Presidentit dhe organeve të tjera të partisë, si nga stimuluesit ndaj bashkëpunimit bilateral me shtetet e tjera arktike. Për shembull, duke folur në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit Arktik, të mbajtur në Islandë me 1 nëntor 2014, Jia Guide, ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, nënvizoi se Kina lëvizte nëpërmjet një qasjeje pragmatike në Arktik dhe duke duke vërejtur se “bashkëpunimi arktik me Kinën është gjithnjë në ekspansion falë rritjes së poleve kërkimore, mundësive ekonomike, transportit dhe zhvillimit të resurseve”. Po atë vit u asistua në tentativën për të formalizuar një lloj soft-strategy kineze në Arktik, me një white-paper që përshkruan linjat drejtuese e politikës kineze në Arktik dhe i shpalos objektivat të cilave nuk u jepet një rëndësi e konsiderueshme, pasi i vagullt dhe i kufizuar në përmbajtje. Në muajin tetor të 2015, me rastin e një mbledhjeje tjetër midis shteteve arktike në Reykjavík, Zëvendësministri i Jashtëm kinez Zhang Ming pohoi në fakt se Kina është një prej shteteve kryesore të interesuara në rajonin arktik, e gatshme që të japë kontributin e saj ndaj zhvillimit të rajonit. Këtyre deklaratave, në të cilat për herë të parë deklarohej publikisht interesi për Arktikun, pasoi diskutimi i Presidentit dhe Sekretarit Xi, që gjatë vizitës në Australi e quajti Kinën një “Fuqi të Madhe Polare”. Xi shtoi se nëpërmjet rrugës së një diplomacie rajonale dhe transversale, Kina dëshironte të promovonte herëpashere marrëdhëniet në pjesë të botës më të largëta prej saj, midis të cilave Arktikun. Duke mos qenë një shtet arktik dhe në përputhje me një diskutim politik të brendshëm, Kina mund të luajë vetëm kartën e bashkëpunimit të përbashkët për të marrë pjesën në lojën e Arktikut dhe jo vetëm. Në këtë vazhdon që të ndjekë parimet që tashmë drejtojnë narrativën kineze në politikë të jashtme, si ideja e zhvillimit paqësor e në mënyrë harmonike dhe të një bashkëpunimit të tipit win-win me shtetet arktike, duke theksuar rëndësinë e parimit të sovranitetit kombëtar. Por ideja e zhvillimit paqësor bind pak në Perëndim, sidomos nëse diskutimi politik shoqërohet me projekte si ai i ambasadës në Reykjavík, i interpretuar me një lloj alarmizmi në Perëndim, që ka asistuar në punët e ristrukturimit të përfaqësisë kineze në Islandë, duke e bërë sot një ndër më të mëdhatë e botës. Me përfundimin e punëve të zgjerimit dhe ristrukturimit, ambasada kineze në Islandë nga viti 2015 është në gjendje të mbajë në brendësi të saj rreth 300 funksionarë, në një vend me pak më shumë se 320000 banorë.

Skenarë të rinj gjeopolitikë
Megjithatë, Kina nuk është e vetmja që i kushton një vëmendje të veçantë Arktikut, por vende të tjera janë shumë më të përfshira në rajon, si puna e Rusisë, e cila qartazi dëshiron të rrisë – dhe po lëviz për ta arritur këtë objektiv – praninë e saj në zonë, si një strategji të mirëpërcaktuar dhe impakti respektivisht asaj kineze. Rusia posedon pjesën më të madhe të brigjeve që ndodhen në Arktik dhe patjetër që është e tërhequr nga mundësitë që mund të paraqisin falë shfrytëzimit të resurseve natyrore të pranishme. Moska po e rrethon në mënyrë gjithnjë e më të rreptë frontin arktik dhe i avancon kërkesën komunitetit ndërkombëtar me qëllim që t’i njihet asaj pronësia e të gjithë platformës euroaziatike prej 1.2 milionë kilometra katrore, domethënë deri në Polin e Veriut, përveç se zonës që ajo tashmë kryeson prej 200 miljesh larg bregut, siç sanksionohet nga e drejta ndërkombëtare e detit. Veç kësaj, Rusia po mbush Arktikun me baza ndihmëse, të nevojshme në rast vështirësish të anijeve – konteinere, që mund të rezultojnë një rast për militarizimin e rajonit.
Sipas shembullit rus, nga 2014 Kina ka planifikuar të ndërtojë një akullthyese të dytë dhe më të avancuar, me vlerë 613 miliardë dollarë me qëllim që të “përmirësojë aftësinë kërkimore” në Arktik. Nga i ashtuquajturi Polar Rush për pasojë mund të varen skenarët e rinj gjeopolitikë ndërkombëtarë, duke shkaktuar në radhë parë reagime nga ana e shteteve bregdetare, me të cilat vendi është i pasur. Qeveria groenlandeze e lidh shfrytëzimin e resurseve minerale me aftësinë e saj për të arritur pavarësinë nga Danimarka. Por çështja është në fakt kontradiktore dhe e debatueshme. Nga njëra anë, vendi do të donte të shfrytëzonte në mënyrë autonome resurset e tij minerare për të arritur një nivel ekonomik dhe një aftësi pasuese negocimi politik, të tillë që të mundësojë emancipimin. Besimi i nxjerrjes kompanive kombëtare mund të çojë në fitime më të mëdha për shtetin dhe në një kontroll më efikas dhe respektues të politikave mjedisore nga ana e qeverisë së Nuuk. Nga ana tjetër, mungesa e infrastrukturave dhe e resurseve ekonomike e ka çuar Groenlandën që t’u japë një seri liçencash kompanive të huaja për nxjerrjen e mineraleve kombëtare, midis të cilave atyre kineze.
Një shembull është projekti ISUUA, lidhur me minierën e hekurit me të njëjtin emër, një ndër më të rëndësishmet e vendit, që në vijim të marrëveshjeve me Groenlandën është menaxhuar nga London Mining, deri në janarin e 2015, për t’u blerë më pas nga një konsorcium kinez industrish i përbërë nga Tewoo, CCCC dhe General Nice. Kjo do t’i mundësontë Groenlandës që të arrinte kapacitetin ekonomik sa për t’u bërë e pavarur nga Danimarka, por sjell edhe dizavantazhe, si për shembull krijimi i munguar i vendeve të punës për qytetarët e vet. Në fakt, kompanitë e huaja, sidomos ato kineze, përdorin punëtorët e tyre. Nga viti 2012, janë rreth 2000 punëtorë kinezë të përdorur në nxjerrjen e mineraleve në Groenlandë. Ish-Kryeministri Hammond zgjodhi kështu në 2013 për futjen e përqindjeve për t’ju aplikuar fitimeve të nxjerra nga operacionet nxjerrëse dhe kritere rigoroze të prirura që të siguronin mbështetshmërinë e investimeve të huaja dhe respektimin e standardeve mjedisore.

Konkluzione
Diplomaci, bahskëpunim rajonal dhe partneritet për kërkimin shkencor janë instrumentat nëpërmjet të cilëve Pekini kërkon që të ruajë një zonë influencë kineze në Arktik, si edhe në zhvillimet e ndryshimet e qeverisjes globale. Megjithatë, tema e sistemimit gjeopolitik të territorit është thelbësore dhe, në këtë kuptim, largësia e Kinës nga rajoni i akujve, ashtu si qënia një konkurrent i fortë për drejtimin e rendit ndërkombëtar, nuk e lehtësojnë Pekinin. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe shtetet e tjera bregdetare do të preferonin ta frenonin ngjitjen kineze. Për momentin, prania kineze mund të funksionojë, ama si kundërbilancim ndaj synimeve ekspansioniste dhe ushtarake ruse, pasi do të përfaqësonin një tjetër fuqi të madhe të pranishme në rajon.
Prania e aktorëve të tjerë të rëndësishëm në rajon, si puna e Kinës, nuk është kushedi se çfarë efikase si kundrapeshë ndaj fuqisë ruse që avancon në rajonin Arktik, duke fuqizuar një prani të tipit fizik, domethënë duke ndërtuar baza ndihme dhe baza ushtarake. Në fakt, Kina ka një strategji që nuk i kundërvihet asaj ruse. Prioriteti i Kinës në Arktik janë resurset energjetike, për të cilat ka nevojë që të vazhdojë procesin e rritjes dhe industrializimit kombëtar dhe furnizimi i të cilëve do të diversifikohej më tej. Fakti që Kina kërkon të garantojë burime të tjera furnizimi energjitik, nëpërmjet Arktikut dhe planit OBOR, demonstron kështu se çështja e sigurisë energjetike për Kinën ndërthuret me kapacitetin kinez për të mos qenë më i varur, në termat e resurseve energjetike, nga Rusia, një e dhënë që të lë të kuptosh veç të tjerash se pavarësisht që marrëdhëniet kino – ruse janë thelluar gjatë viteve të fundit, ende mbesin të karakterizuar nga një ndjenjë mosbesimi reciprok.
Duke përfunduar, nëse është e vështirë të pohohet sot se Kina po avancon pretendime pushtimi ndaj rajonit të akujve, nga ana tjetër fakti që Arktiku është një zonë kyçe për zhvillime të reja gjeopolitike dhe ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të pranishme me të drejtë, nuk mund të mos e shtyjnë Kinën që të reklamojë edhe ajo një rol të sajin në një zonë kontrolli thelbësore për politikat e reja ndërkombëtare. Gjithnjë e më shumë, Kina paraqitet si një aktor themelor në brendësi të rendit ndërkombëtar dhe me dëshirë që të konfirmojë statusin e saj si fuqi e madhe, që ndoshta do t’i njihej zyrtarisht nga fuqitë e mëdha perëndimore, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara. Prandaj Pekini, edhe pse për momentin problemet e sigurisë në rajonin Arktik nuk duken kushedi se çfarë preokupuese, qëndron vigjilent përsa u përket tentativave nga ana e shteteve bregdetare dhe fuqive të tjera të mëdha që ta kufizojnë kapacitetin e tij në rajon.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA