Këshilltari i Trump ja përplas në fytyrë Bushatit: Luftoni krimin e organizuar e korrupsionin

Forcimi i paqes, respektimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin ndër çështjet kryesore që u diskutuan dje në takimin që Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump, H.R. McMaster pati të enjten me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, në takim u diskutua edhe rreth rrugëve për të thelluar bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare McMaster tha se vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë një përparësi e lartë për Shtetet e Bashkuara dhe ai theksoi se administrata amerikan mbetet plotësisht e angazhuar për aspiratat Euro-Atlantike dhe të integrimit në B.E. të vendeve të rajonit.
Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ministrat ishin në Uashington për të marrë pjesë në konferencën një-ditore të Këshillit të Atlantikut mbi Ballkanin.