Basha tek të përmbyturit në Kamëz: Qeveria të ndihmojë banorët e prekur nga përmbytjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizatuar sot familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës.

Disa zona të Bashkisë së Kamzës dhe veçanërisht Valiasi kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet që kanë kapluar thuajse të gjithë vendin gjatë reshjeve të këtyre dy ditëve.

Kreu i opozitës Lulzim Basha vizitoi sot disa nga familjet e prekura nga përmbytjet dhe i kërkoi qeverisë të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Nga ana tjetër Basha i ka këshilluar ata të bashkëpunojnë me shtabin e emergjencave për të shmangur çdo humbje njerëzore.

Banoret iu ankuan kreut të opozitës për braktisje nga autoritetet qeveritare dhe se deri tani ia kanë daleë vetë ose me ndihmën e bashkisë.

Valiasi, zona e Frutikulturës është më e prekura nga shkarkimi i liqenit të Bovillës dhe reshjet e dendura.