Asnjë ndihmë nga qeveria për banorët e përmbytur në Kamzë

Shqipëria ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë. Mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza), Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve. Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë etj, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën! I kujtojmë Ramës dhe qeverisë së tij se përkundër mos mbështetjes qeveritare, Bashkia Kamzës brenda mundësive të saj ka nisur punën për t’i paraprirë situatave të tilla ku prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë. I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente!. Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye të detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!. Pjesa më e madhe e stafit të Bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre.
I kujtojmë Ramës që në vend të retorikës, të angazhohet seriozisht në terren në mbështetje të Bashkisë Kamëz dhe qytetarëve që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Rama nuk ka aspak të drejtë të bëj apel, apo të akuzojë për faktin, sepse Kamzën e ka parë me sy politikë, e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë. Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akordua fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!. Si duket qytetarët e këtij vendi i interesojnë Ramës vetëm në kohë zgjedhjesh, por në Kamëz atë e kanë kuptuar shumë mirë dhe e çojnë nga humbja në humbje dërrmuese!.
Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë, ndërmarrjeve etj., është 24 orë në terren për menaxhimin e situatës së paprecedentë të reshjeve të shiut dhe të përmbytjeve në territorin e Bashkisë.
Situata është shumë e rëndë në disa lagje të Bashkisë si Valias, Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan1, Paskuqan 2, Kamëz, Fushë-Kërçik, etj.
Bashkia Kamëz ka vendosur në dispozicion të zgjidhjes së situatës afatgjatë si investimin e disa segmenteve (kolektorëve të hapura), të cilat bëjnë përmbytjet, duke bërë investimin me të ardhurat e bashkisë si vendosja e tubave nga fi 100 dhe fi 2000 apo pastrim të tyre.