Arsenal sfidon Milanin e Juven, për talentin çek

Arsen Venger ka piketuar talentin çek të Udineses, Jakub Jankto, si përforcimin e radhës për Arsenalin e tij. Por, për të mbërritur te ai, londinezët duhet të përballen me konkurrencën e fortë të Juventusit dhe Milanit. 2 skuadrat italiane ndjekin prej kohësh mesfushorin 21-vjeçar çek, madje kanë kërkuar edhe informacione në rrugë zyrtare të Udinese, që zotëron kartonin e tij, në lidhje me detajet e transferimit. Jakub Jankto cilësohet si një nga talentet më premtuese të Serisë A, ndërsa sot gjeti edhe golin, në përballjen me Perugian, në Kupën e Italisë. Kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro nga friulianët, por me interesimin e disa ekipeve, mund të ketë një rritje të mëtejshme.