Zidane kërkon portier

Cristiano Ronaldo do që Real Madrid të transferojë tre lojtarë për të përmirësuar situatën aktuale.
Fituesit e Champions League dhe La Liga nuk kanë qenë në formë të mirë këtë sezon dhe që tani janë tetë pikë më pak se Barcelona në luftën për titull.
Dhe Diario Gol pretendon se ylli i skuadrës Ronaldo, i cili edhe vetë ka vuajtur të gjejë golin këtë sezon, i ka thënë presidentit Perez të ndërhyjë që në janar në merkato, duke i sugjeruar tre lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Si fillim, një nga lojtarët është dikush që është përfolur si pasardhësi i tij.
20-vjeçari Goncalo Guedes është një lojtar i përfaqësueses portugeze, i cili është bërë i njohur që në moshën 18-vjeçare kur u bë lojtari i parë në atë moshë që futej në përfaqësuese që prej Ronaldo-s.
Një produkt i akademisë së Benfica-s, ai shkoi te PSG për 30 mln euro në janar dhe është huazuar te Valencia gjatë sezonit aktual. Anësori i shpejtë është integral për ecurinë e shkëlqyer të Los Che, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asiste.
Real është përfolur për një interes të David Luiz në janar, por është një tjetër brazilian që ka tërhequr vëmendjen e Ronaldo-s. 23-vjeçari i PSG Marquinhos ka shpërthyer, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë pas kalimit të tij në kryeqytetin francez për 32 mln euro në 2013, por do të duhej një shifër e frikshme për t’i prishur mendjen PSG të heqë dorë prej tij.
Dhe në fund, mbase lojtari më i lehtë për t’u blerë është portieri i Athletic Bilbao-s, Kepa. Interesi i Real për gardianin e ri është i mirë-dokumentuar dhe ai shihet si pasardhësi i Keylor Navas. Spanjolli do të jetë një lojtar i lirë në verë, çka do të thotë se Real mund ta transferonte me parametra zero 23-vjeçarin nëse ai nuk rinovon me Atheltic.