Përplasja me armë në Shkodër, 17-vjeçari i shpëtoi plumbave

Një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri ditën e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, ku pas një konflikti mes dy personash është qëlluar me armë ndaj një adoleshenti. “Shtetasi R.B. banues në lagjen “Partizani” Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. S. 17 vjeç në vendin e quajtur Palma lagje “Vasil Shanto” Shkodër”, bëri të ditur Policia e Shkodrës. 17-vjeçari u ka shpëtuar plumbave, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.