Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar në Parlament se lidhjet e Ramës dhe të Ahmetajt me njeriun e 400 milionë eurove të tre koncesioneve të inceneratorëve të djegies së plehrave janë të provuara brenda dhe jashtë vendit. Basha ka deklaruar se vetëm pak ditë më parë qeveria i dha 4.5 milionë euro paradhënie njeriut që qëndron pas kësaj afere për inceneratorin e Fierit ndonëse nuk ka nisur ende punën. “Kjo ndodh sepse pas këtyre 400 milionë eurove qëndron Rama dhe Ahmetaj”, tha Basha.
Të Fundit
Basha liston me foto deshtimet e Ramës: Ka dështuar në të...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një listë me dështimet kryesore të Edi Ramës.Sipas Bashës, Rama ka dështuar në të gjitha premtimet e...