Deklarata e fortë e Berishës: Gramoz Ruçi, Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama drejtojnë trafikun e drogës

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi gjatë seancës parlamentare se nuk është vetëm Saimir Tahiri ai që drejton trafikun e drogës, por janë edhe 3 njerëz të tjerë të afërt të Edi Ramës. Ish-Kryeministri deklaroi se, Gramoz Ruçi, Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama drejtojnë trafikun e drogës. “Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta?

Gramoz Ruçi. Nuk kam të dhëna për të.

I dyti më i afërt është Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna.  E kam denoncuar me dhjetëra herë Don Agaçion.

I treti është Olsi Rama. Pse është Olsi Rama do të thoni ju? Ka një moment.

Pse u ndoq Klement Balili dhe u shpall Eskobari i Ballkanit? Sepse ai bënte shkëmbimet e mëdha kanabis-kokainë në Ballkan.

Olsi Rama me grupin e tij nga Bostoni është autori kryesor që e nxori Shqipërinë si furnizuesin kryesor të kanabisit në Europë. Është i pashpresë”, tha ish-kryeministri Berisha në Kuvend.