De Gea dhe Courtois pretendentë

LONDON, ENGLAND - MAY 07: Manchester United goalkeeper, David de Gea during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on May 7, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Real Madrid do të marrë një portier të ri për sezonin e ardhshëm, me urdhër të trajnerit Zinedine Zidane. Gabimi i rëndë i Keylor Navas, kundër Fuenlabrada, në Kupën e Mbretit, i ka bindur drejtuesit “Los Blancos” se ka ardhur koha të investojnë te një portier. Në merkaton e janarit do të ketë një tentativë për të marrë portierin e Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga, teksa dy objektivat madhorë për merkaton e verës janë David de Gea i Manchester United dhe Thibaut Courtois i Chelsea. Arrizabalaga ka edhe gjashtë muaj kontratë me Bilbao dhe duket opsioni më i lirë, ndërsa De Gea dhe Courtois kanë edhe 18 muaj kontratë me klubet angleze.
Portieri titullar i Real, Navas, pësoi një gol “të turpshëm” nga një distancë e largët, nga Luis Milla i Fuenlabrada, skuadër në kategorinë e tretë spanjolle, ndërsa Kiko Casilla, që ka luajtur si titullar në muajin e fundit zhgënjeu në ndeshjen kundër Malaga. De Gea ka qenë objektivi i Real prej kohësh dhe para dy vitesh transferimi i tij në “Bernabeu” dështoi vetëm për probleme burokratike, por faktikisht duket se favoriti për të kaluar te Real është Courtois. Numri 1 i Chelsea nuk pranoi rinovimin e kontratës në “Stamford Bridge” dhe ndoshta pas kësaj zgjedhje fshihet pikërisht oferta që i ka ardhur nga “merengues”.