Basha e denoncon, Rama i tensionuar kruan hundët

Ndërsa debatet mes Bashës dhe Ramës vazhdojnë prej më shumë se tre orësh, ajo që bie në sy është gjendja e tensionuar e kreut të qeverisë. Përgjatë gjithë kohës që Basha artikulon akuzat nga droga dhe krimi i organizuar e deri tek koncesioni 400 milionë euro i plehrave, ajo që është vërejtur tek Rama ka qenë humbja e qetësisë. Përgjatë gjithë kohës që Basha ishte në podium, Rama bënte lëvizje të pakontrolluara të trupit dhe të duarve. Duart e tij shpesh drejtohen poshtë hundës, një shenjë tipike e përdoruesve të kokainës në situatë kur e ndjejnë tensionin. Më pas mundohej të komunikonte me deputetë të tjerë nga salla, të cilët ishin në punën e tyre. Pamja e Ramës në Parlament duket ajo e një të shpërfytyruari dhe në një gjendje të vështirë.