Ballina Politikë 1.5 miliardë euro taksa në 2018

1.5 miliardë euro taksa në 2018

Sa janë taksat që pritet të paguajnë individët dhe bizneset për të siguruar 464 miliardë lekë, ose 3.3 miliardë lekë, sa është shuma që parashikohet të mblidhet në buxhet, sipas të dhënave zyrtare nga tabelat e projektbuxhetit 2018. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), një taksë që paguhet nga konsumatori në çmimin fundor të mallit ose shërbimit, është zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, me 33.5% të totalit, sipas parashikimit në projektbuxhetin 2018. Nga TVSH pritet të arkëtohen rreth 1.1 miliard euro. Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së në rajon, me 20%, së bashku me Serbinë. Zëri i dytë janë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që së bashku zënë 19.2% të totalit të të ardhurave të pritshme, ose 544 milionë euro. Akciza është kategoria e tretë, që siguron 9% të të ardhurave, ose 364 milionë euro. Përmes akcizës dhe TVSH-së që janë të dyja taksa mbi konsumin dhe që bizneset ia ngarkojnë konsumatorit final përmes çmimit, buxheti siguron gati 45% të të ardhurave. Kjo do të thotë se nga produktet që do të blejnë, ose shërbimet që do të marrin, qytetarët do të paguajnë indirekt për shtetin rreth 1.5 miliardë euro.

Exit mobile version