Oxfam: Shqipëria, një parajsë fiskale

Në një studim të fundit të publikuar nga organizata prestigjioze Oxfam thuhet se Shqipëria mund të jetë një parajsë fiskale. Bashkimi Europian e ka renditur vendin tonë në një nga 35 vendet që bëjnë pjesë në Listën e Zezë për kontrollin mbi parajsat fiskale. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe katër shtete anëtare të unionit: Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Holanda, ndërkohë që figurojnë të gjitha vendet e Ballkanit me përjashtim të Kosovës. Sipas Oxfam, Shqipëria nuk përmbush plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Kjo listë vjen në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë botërore në zhvillim.