Ballina Aktualitet Xhafaj si Tahiri, sekuestroi makinat luksoze për teatër

Xhafaj si Tahiri, sekuestroi makinat luksoze për teatër

Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit, ka qenë bllokimi i disa automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.
Këto automjete, sipas njoftimit të policisë, kapnin një vlerë prej afro 1 milion euro dhe dyshoheshin të ishin të trafikuara dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Por gati dy muaj pas kësaj goditjeje, ndërsa burime nga Prokuroria e Tiranës bënë të ditur se, mjetet në fjalë i janë kthyer pronarit të ligjshëm.
Ai është një shtetas kosovar, i cili i dispononte mjetet e blinduara konform rregullave dhe zotëronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm jo vetëm të posedimit, por edhe të mënyrës se si i kishte importuar dhe futur në vendin tonë, dokumentacion, të cilin mund ta kishte verifikuar edhe policia përpara se ta publikonte goditjen e bujshme të radhës të “Vjeshtë 2017”.
ABC Neës ka rritur të sigurojë një video kundër asaj të policisë, e cila njoftonte në muajin shtator se kishte arritur të sekuestronte 4 automjete të blinduara në Tiranë, ku dyshohej se në to qarkullonin elemente kriminale. Por hetimet u nisën e u mbyllën nga Prokuroria e kryeqytetit, duke i kthyer automjetet e blinduara pronarit të tyre.
Ky është momenti kur makinat dalin nga pikat e bllokimit në zonën e Arbanës.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe dy aksionet “Forca e Ligjit” të zhvilluar në Fier e Shkodër. Fillimisht u kap një person me 100 gramë kanabis dhe gjatë kontrollit në automjet u gjet edhe një armë zjarri. Ndërsa në Shkodër u prangos si kryesor një tutor prostitutash, pasi në hotelin e tij u gjet një ambient i përshtatshëm për aktivitet kriminal.

Exit mobile version