Tarzanët e xhunglës politike italiane

Një analist italian i krahason ato me tarzanët që hidhen nga pema në pemë nëpër xhunglën e politikës italiane. I fundit ishte Giovanni Piçoli. Më 31 tetor, senatori 59-vjeçar u kthye sërish në partinë Forza Italia të Silvio Berlusconi, vetëm 21 ditë pas braktisjes së saj. Sipas Openpolis, një OJQ, z. Piccoli nuk është i vetëm në lëvizje të këtij lloji, shkruan “The Economist”.
Nga 945 deputetë dhe senatorë të zgjedhur, atëherë 342 prej tyre kanë ndryshuar partitë politike më shumë sesa një herë.
Ky fenomen është kaq i zakonshëm saqë ai njihet edhe me termin “transformizmi” (që përdoret edhe për të përshkruar artin e ndryshimit të menjëhershëm të një artisti).
Edhe pse një prej burimeve kryesore të paqëndrueshmërisë politike dhe një arsye e rëndësishme pse votuesit italianë e kanë aq të vështirë për të deshifruar politikën e vendit të tyre, transformizmi, është një prej subjekteve që diskutohet shumë rrallë.
Por gjithashtu liria e ligjvënësve për të braktisur partinë, të cilën ata ishin zgjedhur për ta përfaqësuar, është miratuar edhe nga Kushtetuta.
Një ligj i ri zgjedhor, i miratuar më 26 tetor, pritet që ta kufizojë atë lloj lirie. Që nga viti 2005, kandidatët e zgjedhur në zonat me shumë mandate, kanë qenë ata që kanë dalë nga listat e hartuara nga liderët e partisë, të cilët vendosin se cilët kandidatë ishin mundësia më e mirë për fitimin e zgjedhjeve (këtu mund të përmendim “Lëvizja 5 Yjet”, në të cilën radhitja sipas një liste të caktuar do të përcaktojë rendin e kandidatëve në secilin propozim).
Sipas ligjit të ri, disa ligjvënës, edhe pse vetëm një e treta e tyre, do të zgjidhen nëpërmjet sistemit elektoral mazhoritar. Edhe pse vitet e fundit kanë parë një rritje të “trasformizmit” (norma e kalimit nga një parti tek një tjetër është dyfishuar në legjislaturën e tanishme), ajo është po aq e vjetër sa edhe vetë demokracia italiane.
Në fund të shekullit të 19, lideri Agostino Depretis ishte shumë i njohur për aftësitë e tij për t’i joshur kundërshtarët që të kalonin në anën e tij. Këtu mund të përmendim rastin e deputetit të shqetësuar, Luigi Compagna, i cili kurrë nuk gjeti rehati në asnjë parti, duke kaluar nga të qenët republikan në liberal, pastaj në socialist dhe në një kristiandemokrat.
Në vitin 2013, ai u zgjodh për Forza Italia, por u largua pesë ditë pas fillimit të Parlamentit. Largimi u pasua edhe nga tetë të tjera.