Emigrantët në Greqi thirrje Ramës: Mos na përdorni vetëm për votën

Fatmir Gjoci

Lidhur me përmbytjet dhe katastrofën natyrore të dt 15.11.2017 në Mandra Atiki Athinë, ku u përmbytën dhe humbën jetën plot 20 persona, mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës, ku ekzistojnë të humbur akoma.
Kërkojmë nga politika shqiptare veçanërisht, nga “QEVERIA” të sensibilizohet duke u prononcuar me seriozitet të plotë të gjithë këtyre familjeve shqiptare që po kalojnë momente të vështira!
Dëmet janë të paimagjinuara, gjithçka e shkatërruar, gjithçka e tjetërsuar nga ajo çfarë ishte më parë….!
Në raste të tilla, çdonjëri nga ne duhet të reagojë dhe të ndihmojë këta njerëz, që kur i takon nga afër, janë të tmerruar, të frikësuar dhe tejet të lodhur.
Kur i takon nga afër dhe ju jep një kurojo, në sytë e tyre shkëlqen një dritë shprese.
Betaja me ujin e pakontrollueshëm, për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre, të moshuarve, të prindërve dhe këdo tjetër, i shndërrojë këta njerëz në heronj të vërtetë!
Ata çaste tmerri që kaluan janë dhe do të mbeten gjithmonë në memorien e tyre.
Në rastin konkret përveç kurajos, sigurisht që kërkohet ndihmë konkrete, kërkohet kontribut real, që ata njerëz mos të ndihen të vetmuar, mos të ndihen të lënë pasdore, mos të lihen në baltën e tmerrit, të ftohtit dhe të pasigurisë.
Duke qenë në cilësinë e Kryetarit të PD Dega Greqi, nga kontaktet që kemi pasur me bashkëatdhetarët tanë në këtë zonë, një pjesë të konsiderueshme i njoh nga afër.
Pavarësisht qendrimit tim dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve të mi në prezencën tonë si bashkëatdhetarë, të gjithë më shikonin si një kollonë shtysë për të përcjellë mesazhin e këtyre njerëzve në instancat më të larta të politikës shqipetare dhe asaj greke.
Ndaj dhe i bëj thirrje qeverisë shqiptare, Kryeministrit të vendit z. Edi Rama, opozitës shqiptare, Ambasadës shqiptare në Athinë, (përveç ndihmës që shteti grek do të bëjë), të shikojnë këta familje të dëmtuara, me syrin e seriozitetit dhe përkushtueshmërisë së lartë, duke ju ardhur në ndihmë konkrete këtyre njerëzve tmerrësisht të dëmtuar!
Rama, këta emigrantë, mos të lihen në nenglizhencë totale, pasi ju ishit ata që ju keni kërkuar votën, sa herë që ke dashur të vish në karrige!