Emery drejt largimit!

Çdo ditë që kalon duket se rrit edhe më shumë hendekun e krijuar mes Neymar dhe trajnerit Unay Emery te PSG. Siç raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, me gjithë sforcon e bërë, marrëdhëniet e tyre janë të tendosura. Me sa duket, braziliani nuk pëlqen apo miraton mënyrat e stërvitjes së teknikut dhe nga ana e tij spanjolli Emery nuk pranon aspak disa sjellje të sulmuesit. Situata e krijuar e ka shqetësuar shumë ish-“yllin” e Barcelonës. Siç konfirmon për “L’Equipe” një burim nga dhomat e zhveshjes së klubit francez, Neymar nuk e fsheh më antipatinë për teknikun, duke e injoruar atë hapur me gjeste, që shihen nga të gjithë.
Ndërkohë që Emery ka tentuar të flasë me “Princin” e Parisit, për të sqaruar situatën e nderë, që i ngjason një lufte të ftohtë, e që po ndikon në klimën brenda grupit. Të gjitha kanë rezultuar tentativa të dështuara, mes tyre nuk ka “feeling” dhe, ashtu siç thekson edhe tabloidi francez, duan s’duan, të dy janë të detyruar që, deri në qershor, të bëjnë një bashkëjetesë të sforcuar. Me Neymar të pakënaqur shtohen edhe më shumë spekulimet se, pikërisht fundi i sezonit mund të sjellë edhe zëvendësimin e Emery, që pavarësisht ecurisë shumë të mirë, mund të lirojë stolin. Emrat që janë lakuar që tani si kandidatë të mundshëm për të vijuar rrugëtimin e PSG-së drejt majave janë Jose Mourinho, Antonio Contes dhe Massimiliano Allegri.
PSG-ja është shumë më tepër se vetëm Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, sipas uruguajanit ndërkombëtar. Udhëheqësit e Ligue 1 paguan një rekord prej 222 milionë eurosh për Neymarin gjatë verës dhe do të shpenzojnë 180 milionë euro më shumë për Mbappe në fund të sezonit aktual, pasi marrëveshja e tij e huazimit nga Monaco të jetë e plotë. Treshja (tridenti) ka kombinuar për të ndihmuar “rrjetën” e Unai Emery me 58 gola në të gjitha garat, me PSG-në e kthyer në numrin 1 të Ligës së Kampionëve, referuar golave të shënuar në kualifikuese për fazat e nokaut-it, pas vetëm katër ndeshjeve.
Por Cavani këmbëngul, edhe pse dallimet në lojërat përkatëse të treshes i bëjnë ato një vijë të frikshme sulmuese, se ata nuk mund të kenë sukses pa shokët e tyre të skuadrës, që janë pas tyre. “Ne kemi stile të ndryshme dhe kjo na lejon të luajmë në mënyra të ndryshme. Kjo na ndihmon t’i bëjmë gjërat të punojnë mirë, tha ai për “Goal”. Shumë njerëz flasin për Cavani, Neymar dhe Mbappe, por lojtarë të tjerë na ndihmojnë të bëjmë gjithçka që duam. Ne nuk mund t’i harrojmë shokët tanë të skuadrës”. Mbappe ka “lulëzuar” që kur arriti në “Parc des Princes”, me adoleshentin që ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 14 paraqitjet e tij të para për “Les Parisiens”.
Cavani thotë se po përpiqet të punojë me të riun e talentuar të Francës për të përmirësuar vetëdijen e tij taktike, ndërsa ata duket se formojnë një kombinim vdekjeprurës: “Unë kam qenë në gjendje t’i tregoj atij se futbolli është një lojë taktike dhe kjo do ta ndihmojë ta transformojë në një lojtar më të plotë ndërsa. Unë mendoj se aspekti taktik është shumë i rëndësishëm për një lojtar dhe kjo do të ishte këshilla ime. Mbappe është i përulur dhe i mirë. Ai është i ri dhe ndoshta ka nevojë të mësojë më shumë, por kjo është pjesë e jetës”.