Donnaruma te PSG, e kërkon që në janar

Sipas asaj që raporton “tuttomercatoweb.com”, Paris Saint-Germain dëshiron të blejë portierin e Milan, Gianluigi Donnarumma, që në merkaton e janarit që ndodhet vetëm dy muaj larg. Në fakt, klubi parisien kërkon të sigurojë një portier të niveleve maksimale për vitet e ardhshme, dhe numri 99 i kuqezinjve është në krye të listës së PSG.
Pikërisht për këtë motiv, klubi i PSG që po udhëheq klasifikimin në Ligue 1 të Francës, pas blerjes së Neymar dhe huazimit me të drejtë blerje të Mbappe, po përgatit tentativën e sulmit për blerjen e Donnarummas që në merkaton e janarit. Vështirë që Donnarumma të vendosë të transferohet në Ligue 1 në fillim të vitit 2018, por përballë një oferte ekonomike faraonike, gjithçka mund të ndodhë, përfshirë dorëzimin e numrit 99 të kuqezinjve, sikurse dhe vetë Milan, që ndodhet në pozita shumë të vështira për sigurimin e një vendi në Champions për sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e Antonio Conte te Chelsea mbetet në dyshim, pavarësisht se ka mposhtuar Jose Mourinho për herë të tretë në katër përballje gjithsej. “Blutë” kanë nevojë për një mrekulli të vërtetë për të arritur Manchester City në krye të Premier League dhe kjo mund ta shtyjë pronarin rus, Roman Abramovich të divorcohet me trajnerin italian. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Britani dhe Itali, Conte nuk do të qëndrojë shumë gjatë pa punë, sepse AC Milan e kërkon me ngulm si pasardhësin e trajnerit Vincenzo Montella. Conte është etiketuar nga pronarët e klubit kuqezi si njeriu i duhur për të rivalizuar Juventus në garën për titullin në Serinë A. Trajneri italian e ka marrë ofertën nëpërmjet menaxherit të tij.