Rama nën kërcënim nga Departamenti amerikan i Shtetit për Tahirin

Rama është i kërcënuar direkt nga Departamenti amerikan i Shtetit për Tahirin. Ai rrezikon të përfshihet në Listën e Zezë të SHBA. Shkarkimi i Tahirit nga qeveria ka ardhur pikërisht pas këtyre presioneve të qarta amerikane.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Kryemadhi thotë se nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që Ministri i Brendshëm të përfshihet në të gjithë skemën e një bande kriminale të strukturuar.

Dhe sipas saj, një nga arsyet pse Rama e shkarkoi z. Tahiri ka qenë raporti i Departamentit të Shtetit në të cilin ai u kërcënua, që nëse nuk hiqte z. Tahiri, emri i tij do të ishte i shkruar në raportin e Departamentit të Shtetit.

E pyetur për aksionin opozitar, Kryemadhi thotë se Rama po e zhvendos debatin nga institucionet legjitime dhe do të futet në një fushë tjetër që vërtet nuk ka parë asgjë akoma.