Dy shqiptarë kapen në Itali me heroinë në vlerë 2 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar 60 kg heroinë dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë. Policia e Padovas ka arrestuar dy shtetas shqiptarë B.A, 33 vjeç e K.D, 32 vjeç me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Në banesën e tyre janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro. Dy shqiptarët e arrestuar janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovës e banonin në një apartament në qendër të qytetit.
Heroina ishte e paketuar në pako të vogla. Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge, që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin e 4 të tjerëve. Të gjithë ishin shtetas shqiptarë, vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas. Në banesën e shqiptarëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.