Marota shpërfill Napolin për titull

Giuseppe Marotta, nikoqir i “Sunday Sport”, pas fitores së vështirë të Juventusit kundër Beneventos, lëshoi një deklaratë të befasishme për garën e “scudetto” nga këtu deri në fund të sezonit. Drejtori sportiv i Juventusit, në fakt, identifikon rivalin e parë, Interin, për fitoren përfundimtare të titullit: “Unë mendoj se Interi, që nuk ka angazhime ndërkombëtare, më mirë mund ta rregullojë përgatitjen e vet. Është një ekip shumë i vërtetë, jospektakolar, por cinik dhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Kështu që unë mendoj se është më i rrezikshmi”.
Marotta ende nuk e harron fillimin e mirë të Napolit: “Rruga e Napolit deri më tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ky barazim (kundër Chievos) e ka qetësuar pak kampionatin, megjithatë, ai ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm”. Ëndrra e Juventusit ende quhet Liga e Kampionëve dhe Marotta nuk e fsheh: “Është diçka që të gjithë tifozët e Juventusit e presin dhe kështu nuk kemi zhgënjim për Cardiff-in. Deri tani kemi mësuar për të humbur në finale…”. Marotta pastaj kthehet te shitja e Bonucci-t te Milani dhe përsërit:
“Zgjedhjet janë bërë kryesisht nga lojtarët, ku Bonucci ka marrë një vendim. Juve nuk mban lojtarë, të cilët shprehin dëshirën për të shkuar larg. Kjo nuk do të thotë se raportet ishin të këqija”. Marotta nuk mund të humbiste sigurisht mbrojtjen e Dybala, që po shfaqet në vështirësi javët e fundit: “Mendoj se është në rritje. A ju kujtohet se Dybala nuk ka ende 24 vjeç, kështu që është normale që një lojtar me shtat të tij të piqet si futbollist rreth moshës 26-27 vjeç. Sot duhet të them me siguri se është një talent i madh. Që të bëhesh kampion duhet kohë”.
Mund të kishte qenë një ditë historike në të dy rastet për Benevento-n. Në rast fitoreje, e cila ka qenë shumë afër pas 45 minutave të para, verdhekuqtë do të kishin shkaktuar befasinë më të madhe në botën e futbollit, edhe duke parë se një fitore e tyre në fushën e Juventus kishte koeficientin 35 në kompanitë italiane të basteve. Një kuotë që nuk ishte përdorur kurrë më parë. Por në pjesën e dytë bardhezinjtë kanë përmbysur gjithçka me Higuain dhe Cuadrado, duke i shkaktuar Benevento-s humbjen e 12 radhazi në 12 javët e para të Serisë A.
Para disa javësh është thënë se 10 humbjet në 10 javët e para kanë qenë një rekord absolut për futbollin italian. Tani kjo statistikë duhet përditësuar sepse me dy humbjet e fundit Benevento ka barazuar rekordin botëror të nisjes më të keqe në një kampionat. Në fron, bashkë me ta, ulet Manchester United, që ka patur të njëjtën ecuri pas 12 javëve të para në sezonin 1930/31. “Djajtë e Kuq” e kanë mbyllur atë kampionat në vendin e fundit, duke humbur 27 ndeshje nga 42 dhe duke pësuar 115 gola.