Ballina Politikë Reagimi i Bashës pas takimit me Minnitin: Goditje të “paprekshmëve”

Reagimi i Bashës pas takimit me Minnitin: Goditje të “paprekshmëve”

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti tha se mori garancinë se shteti italian do të vazhdojë të ndihmojë në luftën kundër krimit.

Basha: Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rendë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar.

Në veçanti vlerësoj mesazhin e ministrit Minniti për të goditur organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës që tregon se Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit në integrimin europian.

Mora vlerësimin për rolin e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve si një opozitë e përkushtuar për një kaoz të rëndësishëm kombëtare sic është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kthimit të Shqipërisë në një republikë të narkotrafikut dhe natyrisht e sigurova se PD unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në Shqipëri mos ketë organizatë të krimit të organizuar që bëjnë ligjin që vendosin zgjedhjet, mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj për të gjithë qytetarët.

Exit mobile version