Kapet me 11.5 kg kokainë një shqiptar në Itali

11.5 kg kokainë u gjetën nga policia italiane në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar. Bëhet e ditur se, shqiptari jeton në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës. Apartamenti u kontrollua nga efektivët, si pjesë e një hetimi më të madh, të koordinuar nga Prokuroria, raportojnë sot mediat lokale.
Droga, kokaina me një pastërti të lartë dhe peshë prej 11.5 kg, u gjet e fshehur në një fund të dyfishtë në një dollap në banesën e shtetasit shqiptar, Besian Elezaj. Arrestimi i shqiptarit për akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës u cilësua i rregullt nga Gjykata dhe Elezaj u la në arrest shtëpiak.
Ndërkohë, një 40 vjeçar shqiptar u kap dje në Itali me 93 kg marijuana me vlerë 200 mijë euro. Shqiptari u arrestua në San Martino, ndërsa ishte i njohur për policinë për shkak të precedentë të mëparshëm kriminal. Mediat italiane shkruajnë se shqiptare banonte prej vitesh në Xhenova.
Hetimet ndaj tij nisën për shkak të pranisë së shpeshtë gjatë tre muajve të fundit në San Martino dhe San Fruttuoso, ndërsa u identifikuan disa lokale në përdorim nga 40 vjeçari në lagjen Marassi.
Policia, pas disa pritash dhe duke u maskuar veten në mesin e tifozëve të rinj që këto ditë kanë mbërritur në zonë për shkak të derbit të fundjavës, kanë qenë në gjendje të zbulojnë hapësirën ku ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 96 pako me qese plastike të mbyllura në bindona plastikë.
Shqiptari, i cili i befasuar nga arrestimi brenda restorantit, u transferua mbrëmjen e shkuar në burgun e Marasit. Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, do të fitonte më shumë se 200 mijë euro.