Tahiri kishte informacion nga SHISH për Habilajt, por nuk reagoi

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Deputeti i PD, Enlekejd Alibeaj e mori fjalën në parlament direkt pas Saimir Tahirit. Ai mbron kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Ndër të tjera, deputeti demokrat deklaroi se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt. “Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij. Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë. Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Habilajt dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indicie edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge” deklaroi Alibeaj në foltoren e parlamentit.