Rama në gjendje të rëndë i drejtohet gazetarëve: T’u vijë turp që pyesni për Tahirin

“Skeni faj, jeni të paditur, t’u vijë turp që pyesni për Tahirin dhe imunitetin. A e kuptoni se kërkojnë një gjë të tmerrshme arrestimin e Tahirit? Hë përgjigju ti, përgjigju…” me këto fjalë Rama ka dalë nga seanca e Parlamentit dhe ka shfryrë ndaj gazetarëve që e prisnin. “Unë kam folur për drurin e shtrembër, por nuk ju kam dhënë ju mundësinë për të abuzuar”, ka vazhduar ai. “Eshtë e drejta ime t’u përgjigjem ju si të ma dojë e bardha zemër…ja urdhëro, po ju ku jeni..e kuptoni që po thoni idiotësi…jeni amplifikator thashethemesh…jeni pjesë e kazanit. Nuk bën vaki të arrestohet deputeti pa kaluar tek Parlamenti”. “Unë e kam mbyllur punën time dhe jam këtu vetëm të merrem me ju. Edhe ata që ju paguajnë ju janë pjesë e problemit edhe më të madh. Nuk i thoni publikut këtë që them unë se hetimi ka filluar dhe Prokuroria mund të veprojë, por Prokuroria nuk ka asnjë provë. Bëni pyetje idiote për heqjen e imunitetit”.