“Qeveri e drogës”, “Qeveri e krimit”, Parlamenti mbulohet me pankarta

“Qeveri e drogës”, “Qeveri e krimit”. Me këto pankarta kanë shkuar sot në parlament të gjithë deputetët e Partisë Demokratike. Sapo në foltore është ngritur deputeti Saimir Tahiri, demokratët kanë nxjerr në tavolina pankartat e tyre. Ndërsa Tahiri në seancën ku pritet të votohet imuniteti i tij tha se, nuk pret drejtësinë në parlament por përpara gjykatës.