Berisha: Sot, një ditë e turpit për Parlamentin, ja kush e shiti dëshmitarin

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar në Parlament skandalin e daljes së emrit të dëshmitarit kryesor të lidhjeve kriminale të Tahrit me Habilajt. “Edvin Krista Habili shiti dëshmitarin kryesor të skandalit. Ai e mori foton nga Blendi Habili dhe ja dërgoi direkt në zyrë Fatmir Xhafës”, tha Berisha. Dëshmitari doli në provat sekrete të Prokurorisë para Komisionit të Mandateve, por menjëherë pas mbledhjes emri i tij doli në media nga deputeti Blendi Çuçi. Kjo ka bërë që Prokuroria të nis një hetim për deputetët. Berisha e konsideroi ditën e sotme në Parlment si një “ditë të turpit historik”.