Trajneri i Partizanit: Skënderbeu, skuadër e fortë

MIROSLAV DJUKIC novi trener fudbalera Partizana na stadionu Partizana, Beograd 05.06.2017. godine Foto: Marko Metlas Fudbal, Partizan

Trajneri i Partizanit të Beogradit është larguar i kënaqur me skuadrën e tij nga “Elbasan Arena”. Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se çfarë note do t’i vinte skuadrës nga 1 deri tek 5 për paraqitjen e bërë në fushë, Miroslav Djukiç tha katër. “Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe kompakte. Luan mirë në mbrojtje dhe kundërsulmon rrezikshëm me Soue. Ne e dinim këtë para se të zbrisnim në fushë. Mendoj që rezultati 0-0 është i drejtë, megjithëse në fund patëm rastin më të pastër për të shënuar”, thotë trajneri serb. Sipas Djukiç, grupi është shumë i balancuar.
“Do të vendoset gjithçka për të ardhmen tonë në Europë me ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe Young Boys. Grupi është shumë i balancuar dhe kemi mundësi të mira për ta kaluar”, u shpreh ai. Sa i takon atmosferës, Djukiç thotë se nuk pati asnjë incident, fton që e njëjta mikpritje t’i ofrohet edhe Skënderbeut në Beograd.